|
UNIque Junior Enterprise është një organizatë e përbërë dhe e drejtuar nga studentë të drejtimeve të ndryshme shkencore. Ajo shërben si një urë mes universitetit dhe praktikës, si një urë mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera. UNIque ofron zgjidhje kreative dhe të prera sipas masës për ndërmarrje dhe organizata shqiptare dhe të huaja. Cilësia garantohet përmes interdisciplinaritetit, kreativitetit, seriozitetit të stafit të kualifikuar. Leverdia e madhe për klientin qëndron në raportin e mbarë çmim-shërbim. Leverdia e madhe për studentët qëndron në fitim e eksperiencës praktike që gjatë viteve të studimit. Për më shumë lexoni broshurën e shkurtër udhëzuese : Koncepti Junior Enterprise |
|
|
UNIque Junior Enterprise Tirane u krijua me mbështetjen e know&how Junior Enterprise Graz në kuadër të projektit që synon ndërtimin e Junior Enterprises në vendet e Europës Juglindore. Si pjesë e rrjetit JADE organizatës çati për Junior Enterprises Europiane, know&how vuri ne dispozicion dijet dhe lidhjet e nevojshme për krijimin e organizatës. UNIque synon përfshirjen e shpejtë në rrjetin JADE që shërben si garanci cilësie për organizatat pjesmarrëse në të. UNIque shërben si partner i parë i know&how JE për Shqipërinë dhe anasjelltas. |
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|